Sot zhvillohen 10 ndeshje në 1/16 e finales në Kupën e Kosovës

Edhe ditën e sotme do të zhvillohen ndeshje shumë interesante në Kupën e Kosovës në futboll.

Ndeshjet e 1/16 së finales kanë nisur ditën e djeshme, ku Llapi dhe Malisheva me fitore para adhuruesve të vet kanë siguruar kalimin tutje.

Ndërkohë ditën e sotme në fushë do të zbresin emrat e mëdhenj të futbollit kosovar ku kërkojnë të marrin fitore të pritura.

Drita luan në udhëtim te Dardania, derisa Ballkani ndeshet me Drenicën në Skenderaj.

Prishtina udhëton për tu përballur me Rahovecin, ndërsa Gjilani në kryeqytet takohet me Ramiz Sadikun.

Në kryeqytet luhet edhe sfida Flamurtari – Ballkani, ndërsa interesant është edhe dueli Vëllaznimi – Ferizaj.

Të gjitha ndeshjet e 1/16 së finales në Kupën e Kosovës fillojnë nga ora 12:00. /Telegrafi/

Read Previous

Njësitë speciale paralajmërojnë sërish protestë

Read Next

Murati: Rreth 21 mijë familje me asistencë sociale do të subvencionohen për blerjen e lëndëve djegëse