Sot vendoset për masat anti-Covid

Kryetarët e komunave të Kosovës do të takohen sot me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, ku do t’ia paraqesin kërkesat e tyre për largimin e orës policore dhe masave të tjera që aktualisht janë në fuqi për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në këtë takim do të diskutohet edhe plani i vaksinimit dhe gjendja e përgjithshme pandemike në Kosovë.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se janë duke u koordinuar kërkesat e komunave, përmes kryetarëve të tyre.

“Jemi duke i koordinuar kërkesat e komunave përmes kryetarëve të komunave. Jemi në kontakt me kryetarë dhe kryetarët janë shumë të angazhuar sa i përket zhvillimit ekonomik lokal”, ka thënë Ibrahimi./Ekonomiaonline

Read Previous

Sa raste aktive me koronavirus janë në Kosovë?

Read Next

Kamberi: Vetëm ShBA-ja mund ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën