Sot vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt

Sot nga ora 09:00 do të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas juristes për media, Flutura Kusarit, pritet që nesër të dëshmojë vëllai i Liridonës, Leonardi.

Dy ditë më parë, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.

Në raport theksohet qartë: “Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”.

Gjithashtu, ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool, e as ndonjë pengesë në zhvillimin mendor që do të ndikonte në perceptimin e realitetit./reporteri/

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Sot pritet të shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër Shalës