Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit, vëllai i Liridonës kujton se po bëhen dy vite që nga vr*sja e saj

Gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt do të vazhdojë sot, ka njoftuar vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se është e rëndësishme që procesi të jetë të drejtë dhe profesional, teksa rikujton se këtë javë shënohën dy vite që nga vrasja e saj, shkruan Reporteri.net.

“Java që po vjen është e vështirë për ne, pasi më 29 nëntor bëhen dy vite nga vrasja e Liridones sonë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë. Vetëm drejtësia e shpejtë, profesionale dhe pa gabime mund të na lehtësojë dhimbjen e rëndë që po e përjetojnë fëmijët e saj dhe ne”, ka shkruar Ademaj.

Sot në seancë pritet të jetë prezent edhe i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli./reporteri

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Punëtorët e RTK-së nga sot në grevë të përgjithshme