28 shtatori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim. Kjo e drejtë është e garantuar dhe me Kushtetutën e vendit dhe Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike. Aktivitet ky që u mbajt në kuadër të iniciativave ndërgjegjësuese për qytetarët për ushtrimin aktiv të të drejtës për t’u njohur me informacionin me karakter publik, nëpërmjet zbatimit të ligjit “Për të drejtën e informimit”.
Faton Gutaj, udhëheqes i zyrës së prokurorimit në komunën e Gjakovës tha se Komuna e Gjakovës është komunë transparente dhe se qasja në të është e lehtë për t’i parë të gjithë të dhënat.
Ndërsa sa i përket afatit të kthimit të përgjigjes mbi kërkesën për informim dhe ku kufizohet kjo e drejtë na jep detaje më të hollësishme Artan Haraqija.
E drejta e informimit ndikon edhe në rritjen e llogaridhënies instutucionale duke funksionalizuar raportin mes qytetarit dhe qeverisë.