Sot skadon marrëveshja e drithërave të Detit të Zi, ende nuk dihet nëse do të zgjatet

FILE PHOTO: Grain is placed on Ukrainian and Russian flags in this picture illustration taken May 9, 2022. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

Rusia ende nuk ka treguar nëse do të prishë marrëveshjen e grurit të Detit të Zi pasi marrëveshja do të përfundojë sot.

Moska ka kërcënuar që nga zgjatja e fundit e saj në qershor se nuk do të rinovojë marrëveshjen, e cila lejon eksportin e sigurt të grurit ukrainas, thelbësor për ushqimin në disa nga rajonet më të varfra të botës.

Që nga mbrëmë, marrëveshja nuk u zgjat, por dy burime të OKB-së i thanë agjencisë ruse të lajmeve TASS se “gjithçka është e mundur”.

“Ne presim qëndrimin e Moskës”, citoi TASS të ketë thënë një nga burimet.

Ankesat e Rusisë përqendrohen rreth kërkesave që të hiqen pengesat për eksportet e saj të drithërave dhe plehrave, shkruan Skynews/

Ukraina është ndër eksportuesit kryesorë në botë të drithërave, me afro 33 milionë tonë metrikë misër, grurë dhe drithëra të tjera të eksportuara sipas marrëveshjes.

Kjo marrëveshje ka ulur çmimet e ushqimeve me më shumë se 20% globalisht, sipas OKB-së.

Anija e fundit u largua nga Ukraina sipas marrëveshjes dje.

/klankosova/

Read Previous

Numri i rasteve me kancer mund të shkojë në dy mijë deri në fund të vitit, sipas Kurtishit

Read Next

Itali: Arrestohet shqiptari, kokaina iu gjet e fshehur në oriz