Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mblidhet sot për të shqyrtuar dy marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Sipas njoftimit në rend dite është projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
Po ashtu është edhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollit të hyrje-daljeve të mallrave.
Komisioni pritet të mblidhet në ora 10:00.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Projektligji nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë;
3. Projektligji nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave;
4. Diskutim rreth hartimit të Planit të Punës së Komisionit për vitin 2022;
5. Të ndryshme.
Vendi: C203
Koha: 10:00