Sot, shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve

Në vitin 1982 u miratua vendimi që më 18 prill të çdo viti të shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve.

Kjo ditë shihet si mundësi për të gjithë komitetet kombëtare që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta.

Një vit më vonë, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të shqyrtojnë mundësinë e deklarimit të kësaj dite.

Në Kosovë aktualisht janë të listuara rreth 1,600 asete, që konsiderohen të rëndësishme për trashëgiminë kulturore.

Lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dominohet kryesisht nga asete arkitekturore dhe arkeologjike. Shumë prej tyre me vështirësi janë duke i mbijetuar shkatërrimit.

Në Kosovë ekziston edhe një listë e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përhershme, e cila përmban rreth 23 asete – në mesin e tyre: Manastiri i Graçanicës, Patrikana e Pejës, Kalaja e Prizrenit e Xhamia e Sinan Pashës. / KultPlus.com

Read Previous

Haradinaj përkujton Betejën e Marecit: Sakrifica e të rënëve, gjithherë motivim për ta dashur atdheun

Read Next

Historia e 25 vjeçarit nga Kosova që po gjykohet në Zvicër, përballet me akuza të rënda