Sot prezantohet mësimi gjithëditor në pesë shkolla të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbahet konferencë për medie, me ç’rast do të prezantohet programi i ri i mësimit gjithëditor në pesë shkollat e kryeqytetit.

Sipas njoftimit, kjo iniciativë ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe të avancojë aftësitë e fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare, thellimit në lëndët mësimore dhe ofrimit të mbështetjes më të madhe për prindërit.

Shkollat e kryeqytetit që do të fillojnë më mësimin tërëditor nga shtatori i këtij viti janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, shkolla “Model”, shkolla “E Gjelbër” dhe ajo “Nazim Gafurri”.

Read Previous

Dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave të premten dhe të shtunën në Shkup

Read Next

Dhjetë ditë zjarr e tym mbi Prevallë