Sot pranuan zyrtarisht detyrën drejtorët e shkollave në komunën e Gjakovës

Me 15 mars të këtij viti Drejtoria komunale e arsimit pati hapur konkursin për plotësimin e vendeve të lira të punës për drejtorë dhe zëvendësdrejtor të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Gjakovës. Pas të gjitha procedurave dhe afateve ligjore të cilat i parasheh neni 20 i ligjit për arsimin parauniversitar si dhe udhëzimi administrative i Ministrisë së Arsimit sot ka përfunduar ky proces. Tashmë drejtorët e përgjedhur nga komisioni vlerësues kanë pranuar detyrën zyrtare në insitucionet përkatëse. Me këtë rast drejtori i arsimit Gjevalin Nikollbibaj ka uruar të gjithë kandidatët për pozitat duke shpresuar në mbarëvajtje dhe përformancë të mirë të punës.

Në mesin e 16 drejtorëve që pranoi detyrën ishte edhe Florentina Gjergjaj e cila tashmë do menaxhojë shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nixha”.Punën e saj të re ia dorëzoi ushtruesi i detyrës së drejtorit Leonard Shehu i cili njëherit i uroi suksese.

Në anën tjetër drejtoresha e sapozgjedhur tha se angazhimi profesional në përmirësimin e cilësisë së arsimit në këtë shkollë do të jetë maksimal.

Edhe në shkollën fillore “Emin Duraku” drejtori i deritanishëm Albert Zajmi dorëzoi detyrën tek Arieta Hajdaraga e cila tashmë do të udhëheq me këtë institucion arsimor.

Pas një punë 30 vjeçare si mësimdhënëse Hajdaraga tha se më shumë përkushtim dhe profesionalizëm do të ushtrojë edhe profesionin e drejtoreshës.

Në të gjitha shkollat u bë dorëzim-pranimi i detyrës së drejtorëve nën prezencën e drejtorit të arsimit dhe zyrtarëve të këtij dikasteri.

Read Previous

IKSHPK për helmimin në Deçan: Ka indikacione për kontaminim të ujit të pijshëm

Read Next

10 zyrtarë të arrestuar në tri komuna