Sot parashihen temperatura të larta, IHK del me rekomandim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s. Rekomandohet që në intervalin kohorë 10-16h mundësisht mos t’iu ekspozoheni rrezeve direkte të diellit ,sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Të bartim masa mbrojtëse, syze dielli , rroba me ngjyra të lehta, kapelë ose ombrellë”, thuhet në njoftim.

Read Previous

“Kapaciteti i sektorit shëndetësor ka rënë për 70 për qind”

Read Next

Kush është Kaja Kallas, gruaja që mund të zëvendësojë Borrellin?