Sot nis Kampionati Evropian i volejbollit në Kosovë

Prej sot e deri më 13 korrik, Kosova dhe Shqipëria do të jenë mikpritëse të Kampionatit Evropian U16 në volejboll për vajza.

Është kjo ngjarja më e madhe ndërkombëtare e volejbollit e zhvilluar ndonjëherë në Kosovë, dhe njëra prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e sportit të Kosovës, ku kombëtaret më të forta të kontinentit në këtë grupmoshë aterrojnë në Kosovë.

Ndeshjet e grupit B, ku ndodhet edhe Kosova, zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kosova përballjen e parë e luan sot me Malin e Zi, nga ora 20:00.

KosovaPress

Read Previous

Kufizime të reja nga YouTube

Read Next

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë