Sot ndeshjet e fundit të grupeve B dhe C në Euro 2020

Sot do të mësohen edhe dy kombëtare të tjera nga Grupet B dhe C, që do t’i bashkohen Italisë, Uellsit, Belgjikës dhe Holandës në rrethin e 16 më të mirëve në Euro 2020.

Ndeshjet e fundit në Grupet B dhe C do të zhvillohen sot, me Danimarkën që do të shpresoj në mrekulli për të mbetur në evropian.

Të dielën përfundoi Grupin A, nga i cili Italia dhe Uellsi u kualifikuan direkt, ndërsa Zvicra është në pritje të kualifikimit nga vendi i tretë.

Tabela e Grupit B

Belgjika e ka fituar Grupin B pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, ndërsa Rusia, Finladan dhe Danimarka do të luftojnë për pozitën e dytë, që po ashtu dërgon drejtpërdrejt në rrethin tjetër.

Danimarka nuk e ka fatin në dorën e vet më, pasi i pësoi dy humbje në dy ndeshjet e para, por mund të shkojë në fazën e eliminimit direkt nga vendi id ytë me një fitore kundër Rusisë dhe në ndeshjen tjetër Belgjika e mund Finlandën.

Ndeshjet e Grupit B zhvillohen në orën 21:00.

Tabela në Grupin C

Ndërkohë, në Grupin C, Holanda e ka siguruar kualifikimin si lidere pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para dhe Maqedonia e Veriut u eliminua e para pas dy humbjeve në dy ndeshje në debutimin e saj në Euro.

Holanda përballet pikërisht me Maqedoninë e Veriut dhe synon fitoren e tretë nga tri ndeshje.

Në ndeshjen tjetër, Ukraina dhe Austria do të luftojnë drejtpërdrejt për pozitën e dytë, që dërgon direkt në rrethin e 16 më të mirëve.

Ndeshjet e Grupit C zhvillohen në orën 18:00. /EO/

Read Previous

Këta janë futbollistët më të shtrenjtë të Kampionatit Evropian

Read Next

A po mbyllet revista e vetme letrare-artistike “Metafora”?