Sot mblidhet Qeveria

Qeveria e Kosovës sot do ta ketë mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, mbledhja do të mbahet nga ora 10:00.

Në rend të ditës do të jenë gjithsej 12 pika, përfshirë edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2022 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

image 109
image 110

Kujtojmë se pikërisht sot edhe Kuvendi i Kosovës do të ketë seancë plenare nga ora 12:00.

Aty do të diskutohen pikat e mbetura pa u diskutuar nëpër seancat e kaluara.

/Sinjali/

Read Previous

Këto janë pikat të cilat do të diskutohen nga deputetët në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës

Read Next

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës: Kushtetuesja nuk e ka trajtuar marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin