Sot lansohet faza e dytë e projektit për Politikat e përgjegjshme gjinore për familjen për sektorin privat

Duke filluar nga ora 10:00, në Kuvend do të lansohet faza e dytë e projektit  “Më Shumë Zgjedhje: Politikat e Përgjegjshme Gjinore për Familjen për Sektorin Privat në Kosovë”.

Në këtë organizim do të marrin pjesë disa deputetë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ambasadori austriak, George Schnetzer, si dhe udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani.

Faza e parë e këtij projekti u lansua 3 vite më parë.

Në takimin e asaj kohe u diskutua mbi rëndësinë e mirëqenies se punëtorëve, si dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik./Indeksonline/

Read Previous

Kickert: Përmes rrugëve të inteligjencës së UÇK-së, kishim kuptuar planin “Patkoi” të presidentit serb, për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova

Read Next

Protestat pro Palestinës në Londër, plagosen 3 policë