Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë

Sot do të bëhet hapja e ambasadës së Kosovës në Bogota të Kolumbisë. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila hapjen e ambasadës e quajti hap historik.

“Ky moment historik i radhës mbështet strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale të Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Gërvalla.

Image

“Sot, një hap historik në Bogota, Kolumbi. Kosova po hap ambasadën e saj në një vend tjetër të rëndësishëm në Amerikën e Jugut. Ajo do të përurohet nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu. Ky moment historik i radhës mbështet strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale të Kosovës”, është postimi i plotë i ministres në rrjetin social “X”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Borrell: ‘Nuk ka justifikim’ që Izraeli të mos pranojë armëpushim

Read Next

Policia tregon sa aksidente ndodhën brenda 24 orëve të fundit