Sot fillon xhiro e fundit e sezonit vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot (e premte) fillon xhiro e 18-të apo e fundit e stinorit vjeshtor në Albi Mall Superligën, ku në orar për t’u zhvilluar është vetëm një ndeshje.

Stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës po i vjen fundit pas ky vikend do të jetë i fundit, ku një ndeshje zhvillohet sot dhe nga dy ndeshje të shtunën dhe dielën.

Përballja e vetme e ditës së sotme është ajo në mes të Llapit dhe Dukagjinit, ku të dy skuadrat kanë nevojë të madhe për pikë, për ta mbyllur sa më mirë ‘vjeshtën’.

Në këtë ndeshje, llapjanët janë nikoqirë të klinasve, pasi i presin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 13:00.

Të shtunën luajnë ndeshjet Ferizaj-Gjilani dhe Prishtina-Malisheva, teksa të dielën Drita-Feronikeli ’74 dhe Suhareka-Ballkani. /Telegrafi/

Read Previous

Zelensky ndalon transitin e gazit rus përmes Ukrainës për të parandaluar mashtrimet në tregun evropian

Read Next

Duele të jashtëzakonshme në çerekfinalet e Kupës së Italisë