Sot është hapur panairi për orientim në karrierë për të gjithë nxënësit e shkollave profesionale, i organizuar nga USAID në kuadër të programit Up to Youth, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.
Ky aktivitet i mbajtur sot ishte pjesë e iniciatives së të rinjëve të kësaj komune. Projekti kishte disa objektiva kryesore si mobilizimi i të rinjëve të cilët pastaj synojnë përgatitje për të qenë agjent për ndryshime pozitive, gjithashtu dhe trajnime të ndryshme për t’i aftësuar të rinjët që të jenë ndërmarrës të suksesshëm. Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini në fjalën e tij u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë të rinjët e qytetit tonë dhe si e tillë duhet të shfrytëzohet.
Ndërkaq përfaqësuesi i USAID në Kosovë, Matthew Cullinane, tha se projekti “Up to youth” është shumë i rëndësishëm pasi që na bashkon me komunitetet e komunave të cilat janë përzgjedhur, përfshirë këtu edhe Gjakovën
Drejtori i Evropës lindore nga “Global Communities”, Jerome Sigamani, në një fjalim të mbajtur përpara të pranishmëve theksoi se ndihet shumë i lumtur që gjendet këtu sot.
Gjithashtu edhe të rinjët nga Gjakova që kishin qenë pjesë e këtij projekti treguan eksperiencën e tyre.
Ndër ta ishte Fjolla Rama, lidere e iniciativës “Rinia e ardhmja”
Në fund kujtojmë që panairi do të qëndroj i hapur me datë 23 dhe 24 mars.