Sot Dita Botërore e Hipertensionit

Sot shënohet Dita Botërore e Hipertensionit, një ditë kjo që mundëson rritjen e ndërgjegjësimit mbi hipertensionin dhe ndikimin e tij në shëndet.

Kontrolli i hipertensionit është thelbësor për të parandaluar komplikimet gjatë gjithë jetës dhe problemet akute kardiovaskulare, pasi që Hipertensioni, ose shtypja e lartë e gjakut, është një nga shkaqet kryesore që çon në sulme në zemër, dështim të zemrës, goditje në tru dhe dëmtim kronik të veshkave.

Më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën jetojnë me hipertension, i cili është shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjeve të parakohshme në mbarë botën.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, edhe Kosova përballet me këtë problematikë. Hipertensioni është një prej sëmundjeve më të shpeshta në Kosovë. Gjatë vitit 2023, janë regjistruar gjithsej 20,472 raste, që përbëjnë 50.6% të dhjetë sëmundjeve më të shpeshta kronike jomjeksore./Klankosova.tv

Read Previous

Ryshfet dhe falsifikim dokumentesh, 3 të arrestuar nga Policia Kufitare

Read Next

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës