Sot deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të luajnë ndeshje futbolli

Një ndeshje futbolli do të zhvillohet sot mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe atyre të Kuvendit të Shqipërisë.

Loja do të zhvillohet në Stadiumin Kampi Nacional në Hajval.

“Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën, më 30 qershor 2024 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”.

“Ndeshja fillon në orën 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin publik të Kosovës”./Express

Read Previous

Yakin flet për fitoren me Italinë dhe ndikimin e Xhakës

Read Next

Biden siguron donatorët për zgjedhje