Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i certifikojë sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Mbledhja në të cilët do të bëhet certifikimi i këtyre rezultateve do të mbahet me fillim nga ora 16:30.
Kujtojmë që rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve lokale janë publikuar gjatë ditës së djeshme.