Solstici i verës: Çfarë sjell në shenjën tënde?

Megjithëse bazuar në temperaturat e larta, vera ka ardhur me kohë, zyrtarisht, mund të festojmë fuqinë dhe solsticin e diellit. Kjo ngjarje qiellore ndikon në shenjën tënde, ndaj zbuloje më poshtë se si.

Dashi
Është momenti të heqësh dorë nga projektet me të cilat nuk ke kohë të merresh. Qetësohu, përkushtohu në argëtim dhe relaks shpirtëror. Pas një periudhe të lodhshme, e meriton.

Demi
Në këtë periudhë, do të lidhesh me diçka që e tejkalon mendësinë tënde aktuale dhe të ndihmon të gjesh vetveten në një nivel më të lartë. Çele mendjen sepse një rrugëtim i bukur shpirtëror të pret.

Binjakët
Këtë periudhë, merre me terezi dhe ji krenar/ e për çdo vendim tëndin. Nuk kanë rëndësi pasojat, mos u step nga asgjë, sepse vetëm kështu mund t’i arrish qëllimet e tua. Ti e krijon universin tënd, mjafton të kesh besim në vete.

Gaforrja
Shumë bekime të presin në këtë sezon. Lëri të tjerët të mahniten nga bukuria jote, ndërkohë që ngjitesh në piedestal. Krijo kontakte, ftoji të tjerët në festa të ndryshme dhe dhuro sa më shumë dashuri dhe buzëqeshje.

Luani
Kurioziteti e vrau macen, ose i zbuloi një botë të tërë, i dashur Luan. Këtë sezon, përqendrohu në mënyra efektive për të lënë pas problemet. Energjia dhe rritja jote kanë më shumë rëndësi, ndaj mos bëj kompromise.

Virgjëresha
Miqtë mund të shkojnë e të vijnë, ama ti jepi rëndësi atyre që zgjedhin të qëndrojnë edhe në periudhat më të vështira. Çlirohu nga të gjithë njerëzit që të stresojnë dhe të shtojnë problemet.

Peshorja
Një mundësi e artë po vjen për ty. Gjithsesi, mos e mbaj mendjen vetëm te ky shans, por shiko të gjitha alternativat dhe zgjidh atë që të përshtatet. Një këshillë: Gjej balancën e duhur mes jetës profesionale dhe asaj private.

Akrepi
Po përpiqesh shumë të kuptosh botën që të rrethon dhe kjo do të të ndihmojë të dalësh nga zona jote e rehatisë dhe të ndërmarrësh një aventurë të re. Mos hezito, por nisu!

Shigjetari
Është një moment magjik që të lidhesh ngushtë me intuitën tënde. Kur bëhet fjalë për vendimet personale, besoji instiktit dhe kështu, do të gjesh rrugën e duhur.

Bricjapi
Marrëdhëniet duan punë dhe përkushtim. Në vend që t’u shmangesh, mund të kanalizosh energjinë e duhur dhe t’i bësh të funksionojnë. Përqafo një qasje më pozitive dhe shiko se çfarë do ndodhë.

Ujori
Kjo periudhë të gjen të zënë dhe të gatshëm/ me për të vaditur kopshtin tënd. Mos harro, idetë e tua janë ato që vlejnë më shumë, ndaj nëse je i/ e bindur, ndërmerre hapin!

Peshqit
Ndryshimi mund të jetë i vështirë, por jo për ty. Shfrytëzoje këtë moment që të transformosh energjinë tënde, në mënyrë që të ushqesh zemrën dhe mendjen. Mos i kthe sytë nga e shkuara, por provo të ecësh drejt së panjohurës.

Burimi: Cosmopolitan

Read Previous

Konjufca: Gjykata Speciale ka nevojë për një mekanizëm kontrolli

Read Next

Dyshohet për rreth 320 të vdekur në sulmin me armë në Etiopi