Konjufca: Gjykata Speciale ka nevojë për një mekanizëm kontrolli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas kthimit nga Haga ku ka takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtarët të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim ka thënë se Gjykata Speciale ka nevojë për një mekanizëm kontrolli.

“Mënyra se si po funksionon kjo gjykatë me thënë të drejtën është një gjykatë absolutist, kjo gjykatë nuk i jep llogari kurrkujt, kështu nuk ka kurrkund në botë, mos m’i dhënë llogari kurrkujt, ajo për të cilën mendoj që kjo gjykatë për të qenë e ndershme për të qenë gjykatë në përputhje me drejtësinë, për të qenë gjykatë e drejtësisë e jo gjykatë e politikës, ka nevojë për një mekanizëm të kontrollit, ka nevojë për një mekanizëm të llogaridhënies e ky mekanizëm i llogaridhënies nuk po shihet askund në horizont, bashkësia ndërkombëtare nuk po themelon këtë mekanizëm të kontrollit ndaj Gjykatës Speciale, Kosova nuk e ka kurrfarë mekanizmi që e kontrollon dhe ndaj të cilit jep llogari gjykata speciale pro në anën tjetër Kuvendi është themelues i kësaj gjykate”, ka thënë Konjufca. /KosovaPress/

Read Previous

Klubi anglez ofron 35 milionë euro për Brojën

Read Next

Solstici i verës: Çfarë sjell në shenjën tënde?