Pas ndeshjes emocionuese Liverpool-Manchester United, që përfundoi 2-2, Arne Slot bëri disa deklarata të rëndësishme. Ai shprehu një përzierje emocionesh, mes zhgënjimit dhe optimizmit.
Slot theksoi fillimin e fuqishëm të ekipit të tij, por shprehu keqardhje për humbjen e avantazhit: “E nisëm me intensitet dhe kontroll të madh, por disa momente shpërqendrimi nga ne i lejuan kundërshtarit të rikthehej në lojë”.
Trajneri holandez vuri në dukje nevojën për përqendrim më të madh në ndeshjet e ardhshme, për të siguruar fitore. Slot lavdëroi paraqitjen e jashtëzakonshme të Mohamed Salah, i cili shënoi një gol dhe dha një asist, duke kontribuar ndjeshëm në lojë: “Mohamed vazhdon të tregojë pse është ndër më të mirët, kontributi i tij është i paçmueshëm te Liverpool-i”.
Pavarësisht rezultatit, ai shprehu besim për ecurinë positive të Liverpool-it në Premier League: “Edhe pse rezultati i sotëm nuk ishte ai që dëshironim, mbetemi në krye të renditjes. Është thelbësore të mësojmë nga kjo ndeshje dhe të vazhdojmë të ecim përpara me kokën lart. T’i rikuperojmë këro dy pikë të lëna në shtëpi në ndeshjet e ardhshme”.
Slot iu përgjigj spekulimeve për të ardhmen e Alexander-Arnold, duke konfirmuar përkushtimin e tij ndaj Liverpool-it: “Trent është plotësisht i fokusuar tek objektivat tona. Thashethemet e transferimeve janë pjesë e futbollit, por ato nuk kanë ndikuar në përkushtimin apo performancën e tij”. /Telesport.al/