Ai do të përdorë të dhëna nga autoriteti i Shëndetit Publik në Skoci, që ofron informacione të menjëhershme mbi marrjen e vaksinave, testimin e Covid-19 dhe numrin e rasteve, të ndara sipas zonave të veçanta në Skoci.
Shkencëtarët po zhvillojnë një sistem paralajmërimi të hershëm mbi koronavirusin, që mund të parandalojë bllokimet në të ardhmen, përmes kombinimit të të dhënave mbi vaksinimet me testimin e ujërave të ndotura.
Projekti do të parashikojë më mirë trajektoren e pandemisë së Covid-19, duke u dhënë mundësi ekspertët që të identifikojnë që herët vatrat e nxehta të mundshme, të parashikojnë nivelin e ngarkesës në spitale dhe repartet e terapisë intensive,dhe të krijojnë një qasje më të përqendruar tek vaksinat anti-Covid.
Pavarësisht nga suksesi i shpërndarjes së vaksinave,por edhe të dhënave të hershme që sugjerojnë se ato e parandalojnë transmetimin, ekspertët thonë se sisteme të tilla janë ende të nevojshme. Variantet e reja mbeten një rrezik, dhe një rritje e rasteve të gripit, e kombinuar me Covid-19, mund të vendosë nën presion dimrin e ardhshëm çdo sistem spitalor në Britani.
Projekti i ri është një partneritet midis Universiteteve të Edinburgut, Gllasgout dhe Stërlingut, Agjencisë Skoceze të Mbrojtjes së Mjedisit (SEPA), dhe “Scotish Water” (kompania e ujësjellës-kanalizimeve), që financohet nga Këshilli i Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale (ESRC).
Ai do të përdorë të dhëna nga autoriteti i Shëndetit Publik në Skoci, që ofron informacione të menjëhershme mbi marrjen e vaksinave, testimin e Covid-19 dhe numrin e rasteve, të ndara sipas zonave të veçanta në Skoci.
Programi i monitorimit të ujërave të ndotura të drejtuara nga SEPA dhe “Scottish Water”, identifikon momentin kur materiali gjenetik ikoronavirusit është i pranishëm tek ujërat e zeza. Ndërsa këto “fragmente gjenetike”, nuk përbëjnë ndonjë rrezik të njohur për infektimin e njerëzve me Covid-19, është e mundur lidhja e këtyre rezultateve me zona të veçanta, për të kuptuar se ku po shtohen apo pakësohen infeksionet, duke e ndihmuar kësisoj Skocinë që të kuptojë prevalencën dhe shpërndarjen e virusit.
Ekipi i Universitetit të Edinburgut, do t`i përdorë këto të dhëna në kohë reale, për të përshtatur modelet e tyre ekzistuese të përhapjes së Covid-19, dhe për të përmirësuar parashikimet afatshkurtra dhe ato afatmesme. Modelet e përditësuara, mund të përdoren për të vlerësuar strategji të ndryshme me synim kontrollimin e shpërthimeve të reja epidemike të Covid-19, pa pasur nevojë për vendosjen e bllokimeve të mëtejshme.
Ekspertët thonë se do të jenë të mundshme edhe parashikimet afatgjata,pasi ka gjithnjë e më shumë të dhëna të disponueshme për imunitetin natyral të shkaktuar nga vaksinat, mbi humbjen e imunitetit, dhe zonat se ku shkalla e vaksinimit ka qenë e ulët.
“Ndërsa të gjithë shpresojmë për zhdukjen e Covid-19 këtë verë, një skenar më realist është që të gjejmë mënyra për të menaxhuar shpërthimet e rregullta epidemike të lokalizuara. Ndërkohë, mbajtja nën kontroll e vatrave të reja, mund të jenë thelbësore për të shmangur bllokimet e mëtejshme”- thotë Profesor Rouland Kao, studiues kryesor i Instituti Roslin në Universiteti i Edinburgut. /Botasot