Një rregullator francez ka gjobitur shitësin kinez të veshjeve online Shein me 40 milionë euro për mashtrimin e klientëve me pretendime për zbritje.
Nga 1 tetori 2022 deri më 31 gusht, DGCCRF analizoi çmimet e supozuara me zbritje për mijëra produkte në faqen e internetit të Shein.
Hetimi zbuloi se disa çmime në platformë u rritën ose nuk përfshinin zbritjet që thuhej se kishin, raportoi rregullatori, shkruajnë mediat e huaja.
Çmimet e më shumë se gjysmës së produkteve të analizuara, 57%, nuk ishin zbritur fare, zbuloi DGCCRF.
Në rreth 11% të rasteve, çmimi ishte edhe më i lartë.
Shein gjithashtu nuk arriti të ofrojë prova në faqen e saj të internetit në lidhje me praktikat e biznesit të ndërgjegjshme për mjedisin, të tilla si ulja e emetimeve të gazrave serrë me 25%. /Telegrafi/