Skandal me diplomat false në Shqipëri, Guarda di Finanza zbulon skemën

9 persona u arrestuan nga policia italiane pasi zbuloi një rrjet të gjerë diplomash false që përfshinte rajone të ndryshme të Italisë dhe Shqipërisë.

Ata akuzohen se kanë lëshuar diploma false nga një universitet privat në Shqipëri.

Hetimi i Guardia di Finanza ka zbuluar se nga Tirana mijëra diploma false u shitën shtetasve italianë.

Sipas mediave italiane, por edhe dosjes së hetimit, pjesë e skemës është edhe një zyrtar i qeverisë shqiptare që ka favorizuar italianët për të ndërtuar skemën përmes Kolegjit Universitar Wisdom.

Mes të arrestuarve në Itali është edhe Savino Cianci, i cili në Shqipëri është administrator i Kolegjit Universitar Wisdom.

Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe 10 milionë euro pasuri.

Edhe pse në Itali diplomat apo kualifikimet nuk do të kishin vlerë ligjore, ndaj të arrestuarve janë ngritur akuza për falsifikim, mashtrim dhe pastrim parash./Albanianpost.com

Read Previous

Sondazhet zgjedhore në SHBA: Kush është përpara – Harris apo Trump?

Read Next

Kompany: Nuk ka dallim mes Dinamos apo Barçës, ne duhet të fitojmë duke dominuar