Inteligjenca artificiale (AI) do të tejkalojë inteligjencën e çdo njeriu deri në fund të vitit të ardhshëm, me kusht që të ketë energji elektrike dhe pajisje të mjaftueshme, tha sipërmarrësi amerikan Elon Musk në një intervistë me Nikolaj Tangen , i cili është drejtor ekzekutiv i fondit shtetëror norvegjez.
Ai beson se aftësitë e inteligjencës artificiale do të tejkalojnë aftësitë e gjithë njerëzimit brenda pesë viteve.
Musk vuri në dukje se zhvillimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale deri më tani është ngadalësuar nga mungesa e çipave të nevojshëm, veçanërisht gjysmëpërçuesve Nvidia, të cilët janë thelbësorë për trajnimin dhe funksionimin e inteligjencës artificiale.
Sipas tij, një tjetër faktor ndërlikues në zhvillimin e inteligjencës artificiale është kapaciteti i kufizuar i rrjetit elektrik.
Kohët e fundit, kufizimet e lartpërmendura janë duke u dobësuar, kështu që pengesa më serioze për përparimin e inteligjencës artificiale mund të jetë mungesa e energjisë elektrike”, thekson Musk.
E gjithë intervista gjendet në profilin e Nikolai Tangen në rrjetin social X./AlsatM
Tune in to our podcast with @elonmusk and hear his plans for moving mankind to Mars!https://t.co/VX48n4g7ep— Nicolai Tangen (@NicolaiTang1) April 9, 2024