Sipas mullistëve nuk ka nevojë për panikë, ka miell të mjaftueshëm

Kriza në Ukrainë, pas aneksimit të dy rajoneve të saj nga Rusia, do të ketë impakt direkt në ekonominë evropiane. Ukraina po ashtu  prodhon 14% të grurit në botë dhe kjo situatë ka krijuar panikë edhe tek kosovarët të cilët po ja mësyjnë fabrikave të miellit për tu furnizuar nga frika se do të mbeten pa grurë.Kështu na njoftuan nga  fabrika e miellit “Hasi” në Gjakovë. Pronari i kësaj fabrike thotë që njerëzit nuk duhet të krijojnë panikë pasi që aktualisht miell ka mjaftueshëm.

Ndonëse situata aktuale nuk është alarmante mullistët nuk kanë mohuar se mund të ketë rritje të çmimit të grurit e që më pas do të qojë edhe në rritje të cmimit të miellit, dhe bukës.

Ndërsa për të shuar  shqetësimet e qytetarëve, ministri i Financave Hekuran Murati dhe ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari kanë  dalë në në konferencë për media ditë më parë.

Kjo e fundit ka thënë që “Në takim me mullisët është siguruar që Kosova ka miell edhe për tre deri në gjashtë muaj.

Read Previous

LSJ siguron mbi 2000 nënshkrime për të liruar nga pagesa e transportit nxënësit e shkollave të mesme

Read Next

Mehaj: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe BE