Kreu i Amerikës, Joe Biden ka publikuar një listë me veprimet që do të bëjë ose jo, për të ndihmuar Ukrainën në luftën me Rusinë.
Çfarë do të bëjë?
– Do dërgojë më shumë armë dhe municione (sistem raketash të avancuara, raketa antitank, radarë, artileri të rëndë)
– Do dërgojë miliarda dollarë ndihmë financiare (siç u autorizua nga Kongresi).
– Do të bashkëpunojë me aleatët dhe partnerët për të zgjidhur krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga agresioni rus.
– Do ndihmojnë aleatët europianë të ulin vartësinë nga gazi dhe nafta ruse, për të bërë tranzicion në energji më të pastër.
– Do të përforcojë NATO-n, duke mirëpritur aplikimet e Suedisë dhe Finlandës.
Çfarë nuk do të bëjë SHBA për Ukrainën?
– Nuk ka ndërmend të heqë nga pushteti Vladimir Putin.
– Nuk do të dërgojë trupa për të luftuar apo sulmuar forcat ruse.
– Nuk do përkrahin Ukrainën për të sulmuar jashtë kufijve të saj.
– Nuk do t’i bëjë presion autoriteteve ukrainase të bëjnë marrëveshje për territorin e tyre.
– Nuk do të përdorë armë bërthamore.
Burimi: BBC, CNN