Osmani: Ish-presidenti Nishani u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në ceremoninë shtetërore lamtumirëse në nderim të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Gjermani.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se në emër të qytetarëve të Kosovës u përkulën para arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar.

“Sot ia dhamë lamtumirën e fundit ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, i cili u nda nga jeta ditë më parë.

Në emër të qytetarëve të Kosovës u përkulëm para arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar.

Ai u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar. Si President i Shqipërisë, ai u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore.

Populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje të thellë.

I përjetshëm kujtimi për Presidentin Nishani!”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

May be an image of 6 people, people standing and indoor
May be an image of 11 people, people standing, flower, monument and outdoors
May be an image of 2 people and indoor
May be an image of 13 people and people standing

Read Previous

11 njerëz humbën jetën, shkak uragani “Agatha”

Read Next

Çfarë do të bëjë SHBA për Ukrainën dhe çfarë jo, sipas Joe Biden