Sijarto takon Bislimin: Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, interesi kombëtar i Hungarisë

Ministri i Punëve të Jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto përmes një postimi në Instagram, ka treguar se është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai ka theksuar se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor është interesi kombëtar i Hungarisë.

“Dita filloi me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës. Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor është interesi kombëtar i Hungarisë, ndaj ne mbështesim çdo iniciativë që e ndihmon atë”, ka shkruar më tutje Sijarto. /GazetaSinjali/

Read Previous

SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri

Read Next

Haradinaj: Krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen