Si mund të rreshtohet Barcelona ndaj Dortmundit

Get this image on: gettyimages.com | License details Creator: Anadolu | Credit: Anadolu via Getty Images

Hansi Flick mund të shkojë me një formacion sulmues kur ata të mirëpresin Borussia Dortmund-in në Monjuic në ndeshjen e parë tëçerekfinales së Champions League-s të mërkurën.

Si golashënuesit më të mirë si në La Liga ashtu edhe në Champions League, nuk është sekret se sulmi i Barcelona-s ka qenë forca e tyre këtë sezon, por me Dani Olmo-n që do të humbasë ndeshjen me një problem muskulor, Flick duhet të marrë një vendim se kush e plotëson atë boshllëk.

Gavi është opsioni më i balancuar dhe ai i rriti shanset e tij për një fillim tjetër, pasi shënoi golin e tyre të vetëm në barazimin 1-1 me Real Betis-in në fundjavë.

Megjithatë, Flick mund të vendos edhe Ferran Torres-in, i cili ka qenë në formë të shkëlqyer në vitin 2025, pavarësisht se shumë rrallë ka marrë një fillim para lojtarërve si Raphinha, Robert Lewandowski dhe Lamine Yamal-in.

Ferran shënoi në tre ndeshje radhazi pas pushimit ndërkombëtar, i cili erdhi menjëherë pasi ai shënoi një dygolësh në fitoren e tyre në ligë ndaj Atletico Madrid-it, përpara se të regjistronte një asist të shtunën mbrëma.

Raphinha-s iu dha pushim në fundjavë, por nuk ka dyshim se ai do të jetë emri i parë në skemën e skuadrës mbrëmjen e së mërkurës, pasi tashmë po bëhet një pretendent serioz për Topin e Artë.

Me 11 gola dhe pesë asistime në 10 ndeshje të Champions League-s këtë sezon, Raphinha është vetëm tre përfshirje në gola që të barazojë rekordin e Lionel Messi-t, të vendosur në 2011-12.

Lewandowski dhe Yamal nuk u lejuan të pushojnë të shtunën, por të dy duhet të fillojnë sërish në treshen e parë.

Në anën e pasme, Inigo Martinez është në rrugën e duhur për t’u rikthyer pasi humbi pushimin ndërkombëtar dhe ndeshjen e fundjavës me Betis-in, por besohet se kjo ishte më shumë si një masë paraprake se çdo gjë tjetër.

Portieri Marc-Andre ter Stegen mbetet jashtë për sezonin, por Wojciech Szczesny, i cili doli nga pensionimi për të nënshkruar me klubin pas dëmtimit të gjermanit, ka dëshmuar të jetë më shumë se një zëvendës i aftë.

Së bashku me Olmo-n, dyshja e mesfushës Marc Bernal dhe Marc Casado janë gjithashtu të dëmtuar për momentin për vendasit dhe asnjëri nuk pritet të shfaqet përsëri këtë sezon.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Szczesny; Kounde, Cubarsi, Martinez, Balde; De Jong, Pedri; Yamal, Torres, Raphinha; Lewandowski.

/Albanianpost.com

Read Previous

U shënua 26 vjetori i Betejës së Koshares

Read Next

Raphinha synon rekordin e Messit në ndeshjen ndaj Dortmundit