Si në të gjithë Kosovën edhe në Gjakovë situata me virusin tinëzar Covid-19, është e rëndë. Në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, gjegjësisht në repartin interno-covid, aktualisht janë 30 pacient të hospitalizuar, 25 prej të cilëve rezultojnë pozitiv dhe 3 negativ. Kujdesi i shtuar i mantelbardhëve dhe infermierëve të përkushtuar nuk po neglizhohet as nga nga ana e të sëmurëve. Zade Uzunaj, tashmë ka arritur ta marrë veten dhe është mirënjohëse ndaj stafit të këtushëm.
Ndërsa, Pashk Nikaj, Internist-Kardiolog, bën të ditur se nga fillimi i pandemisë janë në krye të detyrës. Ai rrëfen për gjendjen shëndetësore të atyre që lëngojnë nga simptoma të ndryshme të Covid-19.
Ndërkaq, Drejtori i spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda”, Hilmi Shala, ka treguar raportin në bazë ditore, ai ka folur edhe për situatën e shtretërve spitalorë të cilën e ka vlerësuar si të menaxhueshme.
Pavarësisht se po vijon të ketë shtrime të reja, në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, situata është në kontroll, pohon Shala.