Qarkullimi i autobusëve është i rregullt

Reshjet e ditës së sotme nuk kanë ndikuar në qarkullimin e autobusëve në komunën e Gjakovës. Por vendimet për zhvillimin e transportit me kapacitete të përgjysmuara janë duke shkaktuar dëme. Këtë e pohon edhe drejtori i Stacionit të autobusëve në komunën e Gjakvovës, Flamur Bicurri.

Ai shton se janë në kontakt të vazhdueshëm me shoqatën e transportit të udhëtarëve, dhe është i njoftuar me vështirësitë e operatorëve.

Edhe për kryetarin e shoqatës së transportit  të udhëtarëve Kadri Rrahmani, reshjet e sotme nuk kanë krijuar vështirësi në qarkullim. Ai thotë se tash sa muaj po punojnë me kapacitete të përgjysmuara, por nuk kanë ndaluar përkundër vendimeve që kanë qenë në dëm të tyre.

Rrahmani thotë se janë në pritje të formësimit të plotë të Qeverisë së re për të parashtruar kërkesat e tyre, pasi deri më tani nuk janë kompenzuar asnjëherë.

Prapa syrit të kamerës edhe shoferët  e autobusëve kundërshtojnë ashpër vendimet e Qeverisë. Përkundër ankesave transporti është duke vazhduar rregullisht.

Read Previous

Si është situata me Covid-19 në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë?

Read Next

​Rreth 4300 kosovarë janë vaksinuar me AstraZeneca, deri më tani asnjë problem