Sigurisht që në komoditetin e shtëpisë suaj, ju nuk i kushtoni vëmendje mënyrës se si hani ushqimin. Megjithatë është mirë që kur jeni në një restaurant të dini me patjetër disa nga rregullat themelore të mirësjelljes. Ne kemi vendosur që të ju sjellim disa nga rregullat kyçe të Bontonit, në mënyrë që të lini përshtypje të mirë.
- Mënyra se si e pini kafen është e rëndësishme.
- Vendosja e rregullt e pecetës po ashtu tregon elegancë.
- Renditja e gjërave në tavolinë: Kemi gotën e ujit e cila gjithmonë vendoset mbi thikë. Pastaj kemi pjatën e bukës në të majtë. Për të pasur më të lehtë mund të shfrytëzoni duart tuaja në këtë mënyrë, ku nga anglishtja e majta është b e vogël për bread (buka) dhe d është për drinks( pija). Pra pjata e bukës është gjithmonë në të majtë ndërsa pija në anën e djathtë.
- Në një darkë biznesi dhe formale rekomandohet të kalohet në atë që quhet darkë kontinentale: thika dhe piruni kthehen në atë mënyrë që ti i mban ato me gishtin e madh, të dyja të kthyera poshtë dhe kështu vazhdoni të ushqeheni.
- Se si e mbajmë pijen është shumë e rëndësishme. Pija nuk duhet mbajtur assesi e kapluar nga dora pasi që qëllimi juaj nuk është që ajo të ngrohet. Çfarëdo që pini kjo është mënyra më e sofistikuar, si dhe asnjëherë mos tejkaloni 45 shkallë teksa pini.
- Nëse vendosni thikën dhe pirunin të puthur në majat e tyre si gjysmë trekëndëshi ju dërgoni mesazhin tek kamarieri se jam duke pushuar nga ushqimi për pak çaste.
- Pres ushqim tjetër. Kur dëshironi të tregoni se jeni duke pritur edhe diçka tjetër, thika dhe piruni vendosen në formë kryqi.
- Kam përfunduar me ushqimin. Jeni ngopur dhe nuk dëshironi të hani më diçka tjetër, thika dhe piruni në këtë rast vendosen në formë horizontale.
- Për të treguar që ushqimi ju shijoi, thika dhe piruni vendosen në formën vertikale pranë njëra-tjetrës.
- Nëse nuk ju ka pëlqyer ushqimi pjata duhet të jetë e papërfunduar si dhe thika dhe piruni vendosen në mënyrën X.
Këto ishin vetëm disa prej rregullave të Bontonit se si të silleni në një restaurant. Nëse ju i aplikoni, të tjerët do ju shohin juve si një person të mirësjellshëm dhe kështu do të keni mundësi të lini përshtypje të mirë kudo që ju shkoni.