SHFMU“Anton Çetta” në Dol të komunës së Gjakovës është bërë me një shtyllë multifunksionale, e fituar nga shkolla si projekt nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Drejtori i kësaj shkolle thotë se kjo pajisje dixhitale përveç shumë funksioneve që ka, e ka rritur edhe sigurinë në shkollë.
Përmes shtyllës funksionale vazhdimisht plasohen informacione në kohë reale për nxënësit duke u përpjekur që të jenë sa më të saktë me informacion.
Ky institucion përveç kësaj shtylle vazhdimisht është fituese e projekteve të ndryshme, që kanë ngritur cilësinë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.