Shtyhet provimi i Jurisprudencës

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është shtyrë provimi i Jurisprudencës.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/32 të datës 28.08.2021 dhe rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Zyrës së Kryeministrit, me qëllim të respektimit dhe zbatimit të masave Anti-Covid 19, Ministria e Drejtësisë publikon ketë njoftim:

Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën t’i nënshtrohen Provimit të Jurisprudencës, se provimi me shkrim i paraparë të mbahet me datat 4 dhe 5 shtator 2021, nuk do të mbahet.

Për kohen e mbajtjes së provimit, kandidatët do të njoftohen përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin, ju dëshirojmë shëndet dhe mbarësi deri në njoftimin e radhës./GazetaSinjali

Read Previous

A do të shtyhen zgjedhjet lokale të 17 tetorit?

Read Next

Rikthet ndriçimi në rrugën “Tirana”