Shtyhet ndeshja mes Evertonit dhe Liverpoolit

Ndeshja mes rivalëve lokal, Everton – Liverpool është shtyrë shkaku i kushteve atmosferike.

Kështu kanë vendosur autoritetet përkatëse (dhe jo dy klubet), pasi qyteti rrezikohet nga Stuhia Darragh.

Ndeshja ishte paraparë të luhej sot (e shtunë) në ora 13:30.

Kështu, kjo ndeshje është shtyrë për një datë të pacaktuar, derisa ende priten informacione të reja nga Federata Angleze dhe Premierliga.

Liverpooli zë pozitën e parë në tabelë me 35 pikë, ndërsa Evertoni është në vendin e 15-të me 14-të pikë. /GazetaSinjali/

Read Previous

Anelka: Jeta tek Real Madridi ishte një makth

Read Next

Rama: Shqipëria mundësi për biznes për këdo që investon kursimet nga emigracioni