Shtigjet e Shpellës së Kusarit po rregullohen

Sot në bllokun e ri afër urës së Moglicës kanë nisur punimet për ndërtimin dhe sanimin e rrugëve, në këtë pjesë. Kryetari i komunës Ardian Gjini njoftoi se bëhet fjalë për 4 akse rrugore dhe për një investim prej 100 mijë eurove, teksa shtoi se infrastruktura brenda qytetit është në përfundim e sipër.

Më pas Gjini me ekipin nga komuna shkuan tek Shpella e Kusarit. Këtu projekti po vazhdon në fazën tjetër të shtrimit të rrugëve dhe rrugicave, ku pritet të shtrohen rreth 600 m shtigje. Sipas kryetarit Gjini edhe Shpella e Qirave pritet të përfundojë në një periudhë të shkurtër kohore.

Të dyja projektet pritet të përfundojnë për një afat të shkurtër kohor.

Read Previous

Murati, dorëzon kallëzim penal për shpronësimet e segmentit Kijevë – Zahaq

Read Next

​Vitia takohet me myftiun Tërnava, flasin për masat e reja antiCOVID-19