Shtatë të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën shtatë persona nga COVID-19.

Nga 2 mijë e 841 testime të kryera, ministria njofton se 502 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa janë shëruar 611 pacientë.

Sipas ministrisë, aktualisht 8 mijë e 247 pacientë janë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. /GazetaSinjali

Read Previous

​Përfundon seanca plenare, vazhdon të hënën në orën 14:00

Read Next

YMCA vendos dy shporta për reciklim të rrobave brenda qytetit të Gjakovës