ShSKUK: 21 pacientë të hospitalizuar nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se janë duke u trajtuar 21 pacientë me COVID-19.

Siç thuhet në njoftim, 21 pacientë të konfirmuar me coronavirus pozitivë po marrin trajtim në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 15 të tjerë të negativizuar, post-Covid-19.https://f1c3f7109c7f969472156e712208925e.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

“Me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 4 pacientë”, thuhet në njoftim.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 17 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientëhttps://f1c3f7109c7f969472156e712208925e.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 69 raste me coronavirus. Për shkak të rënies së rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës më 1 mars ka vendosur për lehtësimin e masave antiCOVID, ku është hequr ora policore. 

/Telegrafi/

Read Previous

Kryeministri Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Read Next

Zelensky tregon se çfarë mund ta ndalë Rusinë