ShSKUK: 1207 pacientë në trajtim nga COVID-19

Përmes një njoftimi të postuar në rrjetin social Facebook, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur që 1207 pacientë po marrin trajtim nga COVID-19, në klinkat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. 1101 nga ta, të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 1026 me oksigjeno-terapi dhe 87 në kujdes intensiv mjekësor.

Në QKUK janë të shtrirë 418 pacientë të shtrirë, 413 prej tyre Covid-19 pozitivë, 354 me oksigjeno-terapi.Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 789 pacientë, 688 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 672 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme :

• Klinika Infektive, 113 pacientë
• Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë
• Klinika Infektive III ( Interno), 70 pacientë
• Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë
• Mjekimi Intensiv COVID-19, 23 pacientë
• Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë
• Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

• Spitali i Prizrenit, 161 pacientë
• Spitali i Gjakovës, 112 pacientë
• Spitali i Pejës, 220 pacientë
• Spitali i Gjilanit, 127 pacientë
• Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë
• Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë
• Spitali i Ferizajt, 80 pacientë

22

Read Previous

Vitia: Gabuam që u hapëm në verë

Read Next

Kryenin teste për COVID-19 në mënyrë të jashtëligjshme, arrestohen 5 persona në Durrës