Shqiptohen 2641 gjoba për shkelje të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës ka vazhduar me inspektimin për respektim të masave antiCOVID-19 nga qytetarët dhe bizneset.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 2641 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Ndryshe dje në vendin tonë janë shënuar 920 raste të reja me coronavirus dhe 28 raste të vdekjes.

/Telegrafi/

Read Previous

BE-ja miraton 14.2 miliardë euro për vendet në zgjerim, përfiton edhe Kosova

Read Next

Digjet një shtëpi në fshatin Ujz, dyshohet për dy viktima