Policia e Kosovës gjegjësisht, Njësia e Trafikut Rajonal së bashku me të gjitha njësitë dhe patrollat e tjera të stacionit policor në Gjakovë si dhe njësinë speciale operative po bëjnë monitorimin e pikave ku ndodhin më shumë aksidentet dhe kundërvajtjet.Përmes vëzhgimit me paisje të sofistikuara kanë ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësve. Komandanti I trafikut rajonal Albin Sahatqija tha se përgjatë dy javëve në Gjakovë janë shqiptuar 2100 gjoba dhe janë marrë 50 patentë shoferë.https://www.syri-vision.tv/
Policia e Kosovës ka disa ditë që po pranon fotografi nga qytetarët, ku shihet se ngasësit e automjeteve nuk respektojnë rregullat në komunikacion.Kapiten Sahatqija apelon te ngasësit dhe pjesëmarrësit në komunikacion , që të respektojnë rregullat dhe ligjin.https://www.syri-vision.tv/
Policia do të vazhdojë me angazhimet e saj në terren deri në arritjen e qëllimit dhe objektivave, që janë përmirësimi i sigurisë në trafik dhe parandalimi i aksidenteve. Ka shtuar njësitet në komunikacion dhe se është duke e aplikuar masën zero-tolerancë ndaj gjithë kundërvajtësve në trafik.https://www.syri-vision.tv/