Shqipëria shënon 79-vjetorin e Çlirimit

Këtë 29 Nëntor në Shqipëri festohet 79-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtimi fashist.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte  e pushtuar nga Italia fashiste, dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, u pushtua nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës, e cila u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.

Edhe dita e sotme do të shënohet me aktivitetete përkujtimore nga autoritetet qendrore dhe lokale.

Gjithçka do të nisë me homazhe te varrezat e dëshmorëve, për të vijuar me aktivitetet e parashikuara për Natën e Bardhë.

Dita e Çlirimit vazhdon të mbajë të përçarë politikën, pasi mazhoranca aktuale sheh 29 nëntorin si datë përkujtimore, teksa opozita pretendon se gjermani i fundit u largua në 28 nëntor.

Read Previous

Moti sot

Read Next

Thyhet vetura e diplomatit turk në Prishtinë, ia vjedhin çantën