Kuvendi Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët.
Më datë 19 shkurt, Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ditën e sotme (22 shkurt) gjatë seancës plenare, marrëveshja u miratua me 77 pro. Marrëveshja e cila parashikon ngritjen e kampit të emigrantëve mori dhe 3 votat e PDIU./Sinjali/