Shqipëria ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e saj të parë në Ligën e Kombeve, duke përmbysur Ukrainën me rezultat 1-2.
Ky sukses shënon një fillim të mbarë për kuqezinjtë në këtë turne ndërkombëtar, duke rritur besimin e ekipit për vazhdimësinë e garës.
Ndeshja filloi me Ukrainën që kaloi e para në epërsi, por Shqipëria arriti ta përmbys rezultatin me golat e Ardian Ismailit dhe Jasir Asanit.
Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë në ndeshjen e saj të radhës në “Air Albania”. Ky takim pritet të jetë një sfidë e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive dhe të sigurojnë një vend të favorshëm në grup. Tifozët shqiptarë shpresojnë që ekipi të ruajë këtë ritëm dhe të përfitojë nga avantazhi i fushës për të arritur një tjetër fitore të rëndësishme. /tvsyrivision/