Kombëtarja e Shqipërisë e ka realizuar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Italinë në Euro 2024, e cila zhvillohet të shtunën në Dortmund.
Në të njëjtën ditë edhe trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë mbajtur një konferencë për shtyp. Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka thënë se Shqipëria synon pikë në ndeshjen e kundër Italisë. Ai ka folur edhe për sulmuesin Mirlind Daku, të cilin e ka quajtur shumë të mirë dhe i cili luan në një ligë të fortë në aspektin fizik, siç është ajo e Rusisë.
Ndërsa Gjimshiti ka deklaruar se një rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Italisë mund të japë një motivim të madh për ekipin në përballjet e ardhshme./rtklive