Shqipëri, rrëshqet dheu nga reshjet, izolohen totalisht 9 fshatra

Si rezultat i reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar shembje dheu dhe gurësh në aksin Lezhë-Ungrej.

Rreth 4 km larg qendrës se fshatit Ungrej ka pasur rrëshqitje të tokës duke izoluar totalisht banorët e 9 fshatrave të kësaj Njësie Administrative, shkruan ora news.

Në atë zonë raportohet nga banorët se ka pasur edhe herë të tjera rrëshqitje të tokës duke izoluar qindra banorë të këtyre fshatrave./Gazetasinjali

Read Previous

20 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit

Read Next

Mbi 1 mijë personave u njihet statusi i personave të dhunuar gjatë luftës